Home Aktualitet “E meriton plotësisht”- Kryebashkiakja shkakton “furtunë” reagimesh pas komenteve për kryeministrin Johnson

“E meriton plotësisht”- Kryebashkiakja shkakton “furtunë” reagimesh pas komenteve për kryeministrin Johnson

nga Editor

Një kryetare bashkie ka kërkuar falje pas deklaratës ndaj kryeministrit  britanik Boris Johnson, sipas të cilit “e meriton plotësisht këtë” pasi ai u pranua në kujdes intensiv si shkak i Covid-19.

_111647674_heanor1

Sheila Oakes, e cila është kryebashkiake e Heanor në Derbyshire, bëri komentet poshtë një postimi në Facebook për lajmin.
Zonja Oakes ka kërkuar falje, duke theksuar se “bëri një gabim”.
Në përgjigje të një postimi që u kërkonte njerëzve të thonin një “lutje të vogël” për kryeministrin të hënën në mbrëmje, Znj Oakes kishte shkruar: “Na falni, ai e meriton plotësisht këtë dhe ai është një nga kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë”.

Të martën, Znj Oakes tha se “kërkoi falje për mërzitjen që kishte shkaktuar tek njerëzit.
Ajo i tha BBC: “Unë nuk mendoja se ajo që thashë do të mërzisnin kaq shumë njerëz. Unë jam e shqetësuar për infermierët dhe mjekët që nuk kanë pajisje mbrojtëse. Unë thashë diçka e zemëruar pa menduar për kryeministrin ose familjen e tij.”

Lajme te ngjashme