Ademi “shkund” ministren e Shëndetësisë, zbulohet telefonata mes tyre, ja çfarë i ka kërkuar kryebashkiakja

Read Time:1 Minute, 38 Second

Pas një dite të tensionuar me përplasje me drejtuesit e qeverisë, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi njofton se ka pasur një komunikim sot me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ademi shprehet se i ka kërkuar informacion ministres mbi numrin e personave që janë nga Shkodra dhe që i kanë telefonuar 129 për ndihmë, po ashtu dhe për numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër, në ditët në vijim, për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19;

Deklarata e Ademit:

Sot kam patur një bisedë telefonike me Ministren e Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu.

Në kuadër të bashkëpunimit për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID – 19, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës, përfaqësuese e komunitetit, kam përcjellë problematikat që më janë referuar dhe që shqetësojnë qytetarët e Shkodrës.

Duke vlerësuar të domosdoshme marrjen e masave për përballimin e pasojave të pandemisë, transparenca dhe ndarja e informacionit me qytetarët është e rëndësishme.

I kam kërkuar Znj. Ministre informacionin mbi:

  • Numrin e personave që kanë telefonuar Urgjencën Kombëtare në numrin 127 që nga data 1 janar 2020, banues në Bashkinë Shkodër;
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar të qëndrojnë në shtëpi, me shenja të dyshuara të pandemisë;
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, dhe që janë orientuar sipas protokollit shëndetësor për analiza paraprake pas shqetësime që kanë patur, si të dyshuar me COVID-19:
  1. a) Drejt Spitalit Rajonal në Shkodër
  2. b) Drejt Spitalit Infektiv në Tiranë
  • Numrin e personave që kanë telefonuar numrin 127, që kanë kryer testimin e plotë për COVID – 19, në territorin e Bashkisë Shkodër;
  • Numrin e testeve në dispozicion të autoriteteve shëndetësore të Bashkisë Shkodër në datën 6 Prill, për rastet e dyshuara me COVID – 19;
  • Numrin e testeve që priten të vijnë pranë autoriteteve shëndetësore në Shkodër, në ditët në vijim, për realizimin e testimit të personave që dyshohen të jenë prekur nga COVID – 19;
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Siguroni ushqime për 15 ditë, mbyllet çdo gjë”, kryebashkiaku i Poliçanit flet pas urdhrit për izolimin e qytetit: Kam frikë se…
Next post Stafi i Urgjencës së Lezhës refuzoi shpërblimin, Vasili akuzon Ramën: Turq që po iu ha djersën. Po përçan shëndetësinë se nuk do t’i paguash