Kur veprohej me ligj dhe jo me akte normative:

Read Time:56 Second

Nga Ylli Dylgjeri.

LIGJI I SULLTANIT PËR BREKËT
(Rrëfenjë arabe)

Në kohën kur Perandoria Osmane kishte pushtuar Arabinë, Sulltanin e informojnë se arabët, poshtë brekusheve të gjera, të gjata dhe të bardha nuk
kishin brekë.
Atëherë, Sulltani vendos dhe nxjerr një ligj që të dënoheshin të gjithë meshkujt që kapeshin pa brekë.
Gjatë një kontrolli, kapet një arab pa brekë. E ndalin dhe e çojnë në gjyq.

Dhe ja si zhvillohet gjyqi:

Gjyqtari: «I pandehur, si e ke emrin?»
I pandehuri: «Abdulhamid.»
Gjyqtari: «Po mbiemrin, i pandehur?»
I pandehuri: «Abdurrahman.»
Gjyqtari: «Jeni i martuar?
I pandehuri: Po, i martuar.»
Gjyqtari: «Sa gra keni?»
I pandehuri: «Gjashtë gra.»
Gjyqtari: «Sa fëmijë keni?»
I pandehuri: «Me gruan e parë kam dymbëdhjetë fëmijë, me të dytën nëntë fëmijë, me të tretën dhjetë fëmijë, me te katërtën tetë fëmijë…»
Gjyqtari nuk e lë të vazhdojë më tej dhe i komunikon vendimin:
«Gjykata, pasi dëgjoi dëshminë e të pandehurit Abdulhamid Aburrahman, i cili ka kryer deliktin e të ndenjurit pa brekë, vendosi ta falë, për faktin se ky
nuk ka pas kohë t’i vesh brekët.
Vendimi është i formës së prerë.»

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Basha mesazh falënderimi për bluzat e bardha: Jeni garancia dhe forca jonë, bashkë do fitojmë këtë betejë. Mirënjohje SHBA
Next post Vrau teknikun e kondicionerit, Apeli liron një nga vëllezërit Kusi