COVID 19/ Nënkryetarja e LSI, Xhixho bën gjestin human: Ndihmon 30 familje

Read Time:1 Minute, 1 Second

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, përmes një postimi në facebook, bëri me dije gjestin human që bëri sot, duke vënë në rrezik edhe prekjen nga Covid-19. Xhixho ka shpërndarë ndihma për 30 familje në Njësinë Bashkiake nr.2 në Tiranë, ku jep edhe mesazhin. “Çdo ndihmë sado e vogël ka shumë vlerë sot, të bëhemi të gjithë bashkë me solidaritetin që kemi ne zemrat tona. Ju përqafoj dhe kurajo e durim ditë shumë të mira do vinë për të gjithë ne”.

Postimi i plotë

Të dashur miq, në këtë situatë shumë të vështirë që po kalojmë si pasojë e epidemisë së #coronavirus unë vendosa të ndihmoj 30 familje në Njesinë Bashkiake Nr.2 në Tiranë. Duke respektuar të gjitha rregullat e higjenës, distancimit social, dhe oraret e kufizuara të levizjes. Uroj tju frymezoj sado pak për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë keto kohë e që vuajnë perveç izolimit dhe varferinë, urinë e papunësinë. Çdo ndihmë sado e vogël ka shumë vlerë sot, të bëhemi të gjithë bashkë me solidaritetin që kemi ne zemrat tona. Ju përqafoj dhe kurajo e durim ditë shumë të mira do vinë për të gjithë ne.

https://www.facebook.com/195255620508641/posts/3226672954033544/
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “PD i’a fut kot. Pikë”- Rama i përgjigjet opozitës për shtimin e testimeve: Vendimin nuk e merr qeveria, por…
Next post “Nuk kemi telefon të mirë për mësimet”, familja në Librazhd në kushte ekstreme: Jetojmë me ndihmë ekonomike