Home Aktualitet Dalin detaje të reja/ Digjet lokali në pronësi të burrit të deputetes, Enada Kapllani, dyshohet se…

Dalin detaje të reja/ Digjet lokali në pronësi të burrit të deputetes, Enada Kapllani, dyshohet se…

nga Editor

Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të deputetes së opozitës së re, Enada Kapllani.

Burime bëjnë me dije se lokali është shkrumbuar totalisht nga flakët dhe dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Alban Kapllani në polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk e di nëse është e qëllimshme apo nëse mund të jetë ndonjë defekt elektrik brenda lokalit.

Nuk dihen shumë detaje për ngjarjen. Policia po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi djegien e lokalit.

Lajme te ngjashme