Home Aktualitet E kanë braktisur të gjithë, misioni ynë: Të bashkohemi që Reis të jetojë!

E kanë braktisur të gjithë, misioni ynë: Të bashkohemi që Reis të jetojë!

nga Albina Hoxhaj

Pllumb Dungaj është një emër i njohur për të gjithë shqiptarët, jo për shkak të dëshirës por për shkak të vështirësive të mëdha dhe sfidave me të cilat është përballur gjatë gjithë jetës së tij e veçanërisht pasi djali i tij i katërt lindi me dy sëmundje të pashërueshme. Por kjo nuk mjaftoi pasi kushtet e vështira dhe prezenca e lagështisë në banesë i shtoi edhe diagnozën e tretë astmën. Duke qenë jetim, lindur e rritur rrugëve të Shqipërisë, Pllumb Dungaj kishte vetëm një ëndërr, të krijonte familjen e tij dhe ia doli, por problemet sociale dhe ekonomike e bën atë të pa shpresë, aq sa një ditë vendosi t’i japë fund jetës. Gruaja dhe komshinjtë e shpëtuan, por ai nuk tha faleminderit, por “përse e bëtë”. Sot është më i fortë, edhe pse të gjitha dyert iu kanë përplasur në fytyrë dhe ka mbetur i vetëm, me 4 fëmijë dhe bashkëshorten, po ushqim, aq sa hanë vetëm një vakt në ditë.

NOVA MEDIA LIVE Broadcasting

NOVA MEDIA LIVE BroadcastingNë kufijtē e varferisë, dhe luksit të qeverisë.Kronikë nga Albina Hoxha – Nova Media.

Posted by NOVA MEDIA Albania on Friday, September 20, 2019

Reis është 3 vjeç. Ai ka lindur me probleme shëndetësore. Resi vuan nga epilepsia sekondare, kardiopati (probleme me zemrën) dhe astma bronkiale në krizë. Sa i takon epilepsisë Reis ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale e cila nuk realizohet në Shqipëri.
Pjesën më të madhe të kohës ai e kalon i shtuar në spitalin “Nënë Tereza”. Gjendja e tij rëndohet për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe pamundësisë për të marrë të gjitha medikamentet e nevojshme. Shteti i rimburson Resit vetëm një ilaç i cili kushton 300 lekë. Kurimi i tij nuk është i mundur të kryhet brenda Shqipërisë, e megjithatë gjendja e vështirë nuk ka lejuar kryefamiljarin as ta mendojë se një ditë djali i tij mund të kurohet e shërohet jashtë vendit. Di vetëm që mundet të ndodhë kjo në Itali, por kostoja cilado qoftë ajo është e pamundur për të.

Banesa sociale ku jeton familja Dungaj ka prezencë të madhe të lagështirës dhe përveç Reisit rrezikojnë edhe djemtë e tjerë që të sëmurën nga astma. Dungaj paguan 1200 lekë në muaj për këtë banesë, por së fundmi nuk ka mundur ta kryejë këtë detyrim financiar. Ai ka kërkuar ndihmë në çdo institucion por nuk ia ka dalë të zgjidhë problemet tij. Tashmë ai ka frikë jo vetëm për Resin por edhe për 3 djemtë e tjerë.
E zonja e shtëpisë, mamaja e Resit duket se çdo ditë tretet dalë nga dalë. Vuajta e ka dërrmuar, kushtet e vështira, sëmundja, mungesa e ushqimit në tavolinë… e kanë shkatërruar. Me një peng në zemër, duke dyshuar se Zoti e ka ndëshkuar për sëmundjen e Resit, ajo hesht për gjithçka dhe kërkon vetëm “jetën e djalit”. Nuk ka asgjë për të bërë, nuk ka çfarë të gatuajë, frigoriferi i saj ka vetëm ilaçet e Reisit dhe asnjë ushqim tjetër.


Pak kohë më parë, me rastin e një feste, familja e Pllumb priti kryebashkiakun Veliaj në shtëpinë tij. Por siç e shikoni asgjë nuk është si më parë në këtë shtëpi dhe kërkesat drejtuar bashkisë së Tiranës kanë rënë në vesh të shurdhër.

Nova Media fton të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të bashkohen dhe të shpëtojnë jetën e 3 -vjeçarit Reis dhe familjes së tij. Nëse të gjithë bëhemi bashkë Reis do të jetojë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!