Bino jep lajmin e hidhur: Ka gra shtatzëna të prekura me COVID-19, si është gjendja e tyre

Read Time:3 Minute, 24 Second

Silva Bino, drejtoreshë e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, gjatë një deklarate për gazetarët bëri me dije se ndërmjet 383 personave të prekur me COVID-19 në vendin tonë ka edhe gra shtatëzëna.

Bino tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe se kanë simptoma të lehta. Po ashtu ajo shtoi se edhe fëmijët e prekur nga koronavirusi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kemi pasur edhe gra shtatzëna me COVID-19. Gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë. Pra nuk kemi para forma të rënda apo të mesme, kryesisht forma të lehta. Edhe për fëmijët kemi pasur forma të lehta dhe janë gjurmuar si persona kontakti, dhe kemi të shëruar”, tha Bino.

Kujtojmë se numri total i personave të prekur me Covid në vendin tonë ka shkuar në 383, 22 prej të cilëve kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Deklarata e plotë e Silva Binos:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste

– Durrës           38 raste

– Lushnje         5 raste

– Elbasan         11 raste

– Fier                26 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër         44 raste

– Lezhë            14 raste

– Berat              2 rast

– Has                12 raste

– Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë               4 raste

– Mirditë           3 raste

Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Lombardia e mbytur në zi, ku askush nuk këndon në ballkone
Next post Austria paralajmëroi heqjen e masave shtrënguese, reagon OBSH: Nëse ngrihesh shpejt nga shtrati, rrezikon të…