Ka shpresë te Infektivi, mjekët marrin surprizën e bukur nga të afërmit e personave të shëruar, nuk mungojnë as donacionet

Read Time:50 Second

Ditën e sotme situata pranë spitapit Infektiv në Tiranë duket të jetë më e qetë, ku në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë zbuluar vetëm 6 raste të reja me koronavirus.

Gazetarja e Fax news Ema Shazivari ka sjellë pamje ku shihen qytetarë që kanë dorëzuar disa donacione pranë spitalit, me mjete mbrojtëse për personelin mjekësor.

Në të gjithë këto ditë kur vendi po përballet me koromavirusin, gjestet e qytetarëve ndaj mjekëve kanë qenë të shumta, siç janë edhe këto kartolina që një fëmijë ka dërguar, si shenjë mirënjohje për shërimin e gjyshit të tij.

Duke përmendur me emra të gjithë mjekët, ata i falenderojnë për punën e bërë, ndërsa theksojmë se në Infektiv ka ende kapacitet për të përballuar dhe të paktën 50 raste të reja shtrimesh.

Që prej fillimit Ministria ka vënë në dispozicion 5 spitale për trajtimin e rasteve me COVID, por derimë tani pacientët janë shtruar kryesisht në Infektiv, dhe rastet më të rënda, janë dërguar në spitalin e Sanatorimit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Metës për Ligjin Anti-KÇK dhe për pronat (Kush votoi pro presidentit)
Next post Izet Haxhia kërkon lirimin nga burgu, SPAK e çon çështjen në Gjykatën e Lartë, kur do merret vendimi