“Një person largohet me vrap”, përfshihet nga flakët lokali në Vlorë. Ja çfarë deklaroi në polici pronari

Read Time:51 Second

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. 

Burimet bëjnë me dije se lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale A.Kapllani i është djegur vetëm pjesa e banakut, që ndodhej në pjesën e jashtme të subjektit.

Flaket jane verejtur nga nje patrulle e policise, qe me pas ka lajmeruar zjarrfikeset, me nderhyrjen e te cileve eshte minimizuar dëmi. Dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimshme, pasi një person eshte pare duke u larguar me vrap nga zona.

Pronari ka deklaruar ne polici se nuk ka asnje konflikt dhe njihet si ne person i rregullt dhe pa probleme ne Vlore, por policia eshte duke punuar per zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Show i Ramës me ndihmën për Italinë dhe sjellja kriminale ndaj shqiptarëve në kufi…
Next post Si gjithmonë Rama ndërron pllakë: Nuk do marrin 1000€ të gjithë mjekët dhe infermierët…