12 punonjës të Ministrisë së Brendshme infektohen me koronavirus, rritet numri i viktimave

Read Time:43 Second

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se në këtë institucion ka gjithsej 12 punonjës të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Mediet vendase raportojnë se shtatë punonjës prej të infektuarve janë futur në izolim me vendim shtetëror, kurse 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Numri i të prekurve nga virusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Katër pacientë janë shëruar dhe pritet të nxirren nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, teksa tre të tjerë që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre në Dibër kanë rezultuar negativë në dy palë teste për virusin.

Numri i viktimave është rritur në 23, ndërsa autoritetet janë detyruar që të imponojnë masa të reja shtrënguese për sa i përket lëvizjes së njerëzve për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për të mos qëndruar bashkë dhe për të ruajtur distancimin social.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Boris Johnson në spital, mbetet vetëm e fejuara shtatzënë, e shqetësuar për të po telefonon miqtë dhe…
Next post Digjet banesa në Mat, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët, nisen me urgjencë drejt Tiranës