Nata në kujdes intensiv, si u përkeqësua frymëmarrja e kryeministrit britanik në vetëm disa orë, një ditë pas shtrimit në spital

Read Time:2 Minute, 10 Second

Boris Johnson ishte në gjendje te qendrueshme mengjesin e djeshem, edhe pse ne spital, dhe pastaj perfundoi ne kujdes intensiv ne pasditen e vone.

Daily Mail shkruan sot se si u përkeqësua frymëmarrja e kryeministrit britanik në vetëm disa orë – një ditë pasi u pranua në spital, nderkohe qe mbledhja e fundit online  me anetaret e kabinetit, i la ata te tronditur per pamjen e tij te lodhur dhe frymemarrjen me probleme.

Boris Johnson mbrëmë u transferua në kujdes intensiv pasi gjendja e tij u përkeqësua, duke e detyruar atë që të delegojë përkohësisht përgjegjësitë e tij, ndërsa ai trajtohet nga mjekët.

Kryeministri u transferua Spitalin St Thomas ‘në Londër 10 ditë pasi u testua pozitiv për sëmundjen vdekjeprurëse.

Vetëm dy orë më parë para se te kalonte ne kujdes intensiv, Downing Street po insistonte se ai ishte ende duke drejtuar punet e qeverive per emergjencen, edhe pse de facto ishte Dominic Raab ai qe kryesonte mbledhjen.

Brenda pak castesh, Johnson, 55 vjeç, pësoi probleme me frymëmarrjen.

Ai ishte ne spital nderkohe, por edhe pse naten e pare nuk kishte nevoje per aspirator ia delegoi detyren Dominic Raab. Duke folur mbrëmë, Raab u zotua se ‘punet e qeverise do të vazhdojnë’ dhe tha se ekziston një ‘frymë ekipi’ e fortë që do të mblidhet rreth liderit.

Ai gjithashtu siguroi që Kryeministri po merr mjekim te shkelqyer dhe falenderoi stafin e mjekeve qe po e kurojne ate dhe gjithe pacientet e tjere te Britanise.

Dorëzimi i pushtetit te Raab – ministri i dytë më i vjetër i kabinetit pas vetë kryeministrit – erdhi pas disa ditësh teksa gjendja e Boris nuk po qetesohej.

Por të dielën, ditën e dhjetë të izolimit në banesën e tij u pa qarte se shendeti nuk ishte mire.

Gjatë bisedes 45-minutëshe me ministrat përfshirë Michael Gove, Rishi Sunak dhe Matt Hancock, u duk se ai ishte i lodhur dhe vete ata e pershkruan kryeministrin si te zbehte te tendosur dhe me probleme me frymemarrjen teksa fliste.

Sipas eksperteve veshtoresi te tilla ne frymemarrje kerjon e furnizim me 4 litra oksigjen dhe mjeket e derguan me urgjence te kujdes intensiv.

Ka zera qe thone se Johnson besohej se ishte larguar nga Downing Street që nga e enjtja, kur ai qëndroi qe pas konfirmimit pozitiv. Qysh të enjten, një shtrat ishte duke u përgatitur për  Johnson në St Thomas ‘, i tha një burim The Guardian.

Të nesërmen, i veshur me një këmishë me jake te hapur ku dukej i rraskapitur ai nxori nje video ne Twitter, ku tha se temperatura i vazhdonte dhe duhet te vijonte izolimin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post 50 shqiptarë janë më shumë se 1 milion sirianë!
Next post “Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi”, mjeku Tritan Kalo ka një tjetër apel për shqiptarët