Home Aktualitet Rama dhe të gjithë ministrat kanë bërë tamponin në një spital privat

Rama dhe të gjithë ministrat kanë bërë tamponin në një spital privat

nga Editor

Gazetari dhe moderatori Artur Zheji

Gazetari dhe moderatori Artur Zheji ka lexuar live në emisionin e tij një mesazh të dërguar nga një person që nuk ia zbuloi emrin, i cili i shkruante se kryeministri Rama dhe të gjithë ministrat e kanë bërë testin për koronavirus në një spital privat.

Gjithashtu, në mesazhin që personi i dërgoi moderatorit të emisionit “360 Gradë” thuhej se ky spital privat kishte në gjendje 40 mijë tamponë, por nuk lejohet nga qeveria që të kryejë dhe ai teste.

Zheji: Kam një informacion. Më thotë një zotëri që te një spital privat, gjenden rreth 40 mijë tamponë. Të gjithë ministrat, përfshirë edhe Ramën e kanë bërë testin individualisht, por nuk e lejojnë këtë spital që të bëjë testet, sepse mësohet numri real i personave që janë të infektuar. Madje, tenderi i tamponave, qeveria i ka shpallur sekret shtetëror.

VIDEO NGA EMISIONI:

Lajme te ngjashme