Kriza me COVID-19/ Basha: Paketa jonë 260 milionë euro për 3 muaj

Read Time:38 Second

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, teksa foli për paketën ekonomike të opozitës për të përballuar krizën e Koronavirusit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se ajo është hartuar bazuar në mundësi reale për t’u realizuar.

“Planet i kemi bërë sikur të ishim ne duke qeverisur sot. Fatura jonë shkon 90 milionë euro në muaj. Ne kemi evidentuar një paketë prej 260 milionë eurosh që do të mjaftonte për gati tre muaj”, tha Basha.

Kreu demokrat shtoi se PD ka të tjera propozime, por ato nuk mund të bëhen kur qindra familje ende nuk kanë asnjë kacidhe në bankë.

Ai i kërkoi qeverisë dhe kryeministrit të mos humbasë kohë me sulmet ndaj opozitës. 

Sipas tij, opozita shqiptare ka qenë shumë konstruktive. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Shqipëria pas Maqedonisë me testimet”- Basha: Vetëm sonte 4 efektivë në Has me koronavirus. Të merren masa për…
Next post Basha: Nuk e izolojmë dot virusin pa testuar. Shqipëria ndër vendet me numrin me të ulët për testim. Refuzoj të bëj politikë me jetën e shqiptarëve