Home Aktualitet Një tjetër rast me Covid-19 në Elbasan, infektohet pronari i një lokali

Një tjetër rast me Covid-19 në Elbasan, infektohet pronari i një lokali

nga Editor

Një tjetër rast i ri është konfirmuar këtë të hënë në Elbasan, duke e çuar në 11 numrin e personave të infektuar me Covid 19.

Burime për Abc News bëjnë me dije, se personi i prekur është pronari i një restoranti në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

Në këtë restorant konfirmohet se kanë qenë të pranishëm dhe janë infektuar një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara pozitivë në Elbasan.

Mjekët dyshojnë se mund të jetë infektuar edhe kasapi i cili e furnizonte me mish restorantin./

Lajme te ngjashme