Kryeministri Rama bën me dije shifrat e atyre që përfituan pagesën e luftës dhe premton paketë të zgjeruar për…

Read Time:1 Minute, 13 Second

Kryeministri Edi Rama bën me dije se gjatë ditës së sotme kanë marrë pagën e luftës për 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se “për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.”

Postimi i Ramës:

INFORMACIONI I DITËS SË SOTME PËR PAGAT E LUFTËS PËR BIZNESIN E VOGËL QË KA MBYLLUR AKTIVITETIN

🟢9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.

🟢 Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

🟢 Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

🟢 Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta.

92325999_10157612969011523_5240860295924023296_n
92387661_10157612969111523_733847062906404864_n
92396911_10157612969121523_5242584815487680512_n
92490962_10157612969236523_464389013847932928_n
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Lezha e zhytur në terr prej 48 orësh, qindra familje pa energji elektrike, apel për zgjidhje
Next post “Vendi me numrin më të ulët të tamponëve në rajon”, mjeku i njohur flet për masa të vonuara nga qeveria shqiptare