Home Politike Mehmetaj: A mundet propaganda e Ramës të fshehë vendimarrjen e Bundestagut?

Mehmetaj: A mundet propaganda e Ramës të fshehë vendimarrjen e Bundestagut?

nga Albina Hoxhaj

Ish Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka reaguar pas zhvillimve të fundit politike, kur Bundestagu vendosi çeljen e negociatave vetëm në rast se plotësohen 9 kushtet. Mehmetaj thote se “skanerin” e situatës ku ndodhet vendi e bën më mirë qeveria e parlamenti gjerman, se sa qeveria shqiptare. Mehmetaj ngre nje pyetje: A mundet propaganda e Ramës të fshehë në ndonjë formë vendimarrjen e Bundestagut?

Reagimi i Mehmetaj

Kur kupton se “skanerin” e situatës ku ndodhet vendi yt e bën më mirë qeveria e parlamenti gjerman, se sa qeveria shqiptare… A do të mundet tani propaganda e Ramës të fshehë në ndonjë formë vendimarrjen e Bundestagut? Çfarë justifikimesh do gjejë këtë herë shkaktari kryesor i kësaj gjendje? Me gjithë keqardhjen e thellë që hapja e negociatave do të shtyhet sërish, duhet ti falenderojmë që i shtuan kushtet. Fundja, ne kemi tre vite që i kemi hapur shampanjat e festës…

Lajme te ngjashme