“Situata në Shkodër është ulëritëse”, ministri Lleshaj i përgjigjet Voltana Ademit: Justifiko të paktën pagën që merr

Read Time:1 Minute, 33 Second

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar me një postim në Facebook pas deklaratave të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi e cila akuzoi qeverinë se do të fshehë “dështimin në hetimin epidemiologjik dhe në testimin e qytetarëve, në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike”.

Ministri Lleshaj pas inspektimit sot në Shkodër thotë se “pazaret skandaloze, që ngjajnë me ato të Kandaharit, nuk i bëjnë as nder dhe as dobi kryeqendrës sonë të Veriut. Eleminimi i tyre kërkon vetëm pak vullnet, por në radhë të parë sy për të parë”.

Teksa ironizon me Ademin, Lleshaj thotë: “Edhe pse pa mandat, kryetarja e harruar në zyrë duhet të justifikojë të paktën pagën që megjithatë merr”.

POSTIMI I PLOTE

Kryebashkiakja e Shkodrës e lexoi jo pa vështirësi një deklaratë të panevojshme, për të shitur si politike, paaftësinë e saj për të bërë disa detyra bazike në shërbim të qytetarëve të saj. Shkodra sot nuk ka nevojë për politikë, por për pastërti dhe qytetari nga të gjithë.

Pazaret skandaloze, që ngjajnë me ato të Kandaharit, nuk i bëjnë as nder dhe as dobi kryeqendrës sonë të Veriut. Eleminimi i tyre kërkon vetëm pak vullnet, por në radhë të parë sy për të parë.

Edhe pse pa mandat, kryetarja e harruar në zyrë duhet të justifikojë të paktën pagën që megjithatë merr.

Situata në Shkodër është ulëritëse dhe qytetarët shkodranë janë frikshëm të ekspozuar ndaj rrezikut të epidemisë.

Zonja Ademi të dalë dhe të heqë lakrat, barishtet e plehrat gjithfarë që kanë zënë rrugët e trotuaret.

COVID-19 është sfida e përbashkët dhe rrugët e këtij armiku të padukshëm duhet të bllokohen edhe në Shkodër, ku dorëzimi i papranueshëm i pushtetit vendor duket alarmant! Ne duam bashkëpunim dhe bashkëveprim.

Ju lutem zonja Ademi mos humbni kohë me llafazanërira politike, por bëni punën tuaj dhe na thoni si mund t’ju ndihmojmë më shumë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ish-deputetët demokratë të Shkodrës apel: Qeveria të rrisë urgjentisht numrin e testimeve e të bashkëpunojë me autoritetet vendore. Qytetarët të zbatojnë rregullat e kufizimet
Next post Kuvendi të mbajë përgjegjësinë ligjore për shitjen e sovranitetit tek Kryeministri