“Rama i ka shpallur bombë biologjike”, Shqiptarët e bllokuar në kufij, reagon ashpër Berisha: Të ndërhyjë OKB me urgjencë

Read Time:44 Second

Sali Berisha, ish-Kryeministri i vendit, i ka bërë thirrje OKB-së të ndërhyjë me urgjencë për të zgjidhur problemin e madh të qytetarëve shqiptarë që nuk lejohen nga qeveria të hyjnë në Shqipëri prej ditësh pasi i konsideron “bombë biologjike”.

Në mesazhin e tij në Fb, Berisha shkruan: “Shikoni si e kalojnë natën dhe si i torturon shqiptarët, Edvin Kristaq Xhelati, si bastard i etërve të tij gjakësorë vazhdon të konsumojë krimin kundër njerëzimit duke iu mohuar atdheun e tyre dhe riatdhesimin pasi i ka shpallur ata bombë biologjike.

Ai u ka mbyllur kufirin qytetarëve shqiptarë dhe lënë prej 5 ditësh në tokë neutrale pa shtroje, mbulesa, ushqime, ilaçe. Kjo barbari nuk ndodh sot me asnjë vend të botës!

I bëj thirrje OKB të ndërhyjë me urgjencë ndaj këtij akti të palejueshëm, që dhunon në mënyrë flagrante Konventat e OKB dhe Kushtetutën e Shqipërisë!”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Me e pas babën si ty, e kisha bo lanet”, Fejzullai ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Ke tre javë na ke çarë tra*in, ja kush ti ul brekët ty…
Next post “Mbi 40 mijë konsulta online”- Manastirliu: Mjekët e familjes do të ndjekin pacientët me COVID-19 që ndodhen në kushte shtëpie