Qytetarët e bllokuar në kufi/ Reagon Policia e Shtetit: Lejohen të kalojnë vetëm rezidentët në Shqipëri, ja ku duhet të paraqiten për autorizimin

Read Time:2 Minute, 33 Second

Policia e Shetit ka sqaruar sa i përket situatës së krijuar në kufirin me Greqinë, ku dhjetëra qytetarë kërkojnë të kalojnë në Shqipëri.

Me një njoftim për mediat, Policia thotë se do të lejohen të kalojnë vetëm ata qytetarë që janë rezidentë në Shqipëri dhe që kanë një situatë të jashtëzakonshme.

Më  tej sqarohet se ata duhet të drejtohen paraprakisht në përfaqësitë diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendet përkatëse, për t’u paraqitur me autorizimin e hyrjes në vend.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në përgjigje të disa medieve, lidhur me trajtimin e rasteve të disa qytetarëve që janë bllokuar në disa pika të kalimit kufitar, sqarojmë se:

Vendi ndodhet në një situatë emergjence të shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19, për shkak të së cilës janë kufizuar në mënyre të pazakonte e të panjohur ndonjëherë në vend, shumë veprimtari publike, ekonomike, tregtare etj.

Në ketë kuadër janë kufizuar së tepërmi edhe lëvizjet, si brenda vendit, por aq me tepër ato jashtë tij.

Fatkeqësisht konstatohet se në disa raste, në pikat e kalimit kufitar paraqiten qytetare që kërkojnë të udhëtojnë në destinacione të ndryshme në Shqipëri, jashtë rregullave të vendosura.

Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për qytetarë që janë rezident në vende të tjera, të cilët kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Është me rendësi që të kuptohet nga të gjithë se hyrja dhe dalja nga territori i vendit tashmë është një përjashtim i imponuar nga situata e pazakontë.

Qytetarët shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe janë rezident në vende të tjera nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat situata e jashtëzakonshme.

Për qytetaret e tjerë, që janë rezidente vetëm në Shqipëri, të cilët situata e jashtëzakonshme i ka zëne në mënyrë të papritur në vende të tjera, ekziston mundësia e kthimit të rregullt në Shqipëri. Për ketë kërkohet që ata të drejtohen paraprakisht në përfaqësitë diplomatike apo konsullore të RSH-së në vendet përkatëse, për t’u paraqitur me autorizimin e hyrjes në vend.

Policia e Shtetit është e detyruar nga ligji që të kontrollojë dhe menaxhojë kufijtë e vendit dhe ajo nuk mund të lejojë kalime të paligjshme të tyre, sidomos në një situate të tillë ku rreziqet shëndetësore janë shumë të shtuara.

Në konsideratë të sa më sipër, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që janë rezident në vende të tjera, që të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat gjendja e emergjencës.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetareve shqiptare që janë rezident vetëm në Shqipëri dhe që kanë mbetur jashtë saj, për arsye të ndryshme, të mos ndërmarrin udhëtim pa marrë më parë autorizimin përkatës nga përfaqësitë diplomatike apo konsullore përgjegjëse në vendin ku ata gjenden.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në këtë kontekst apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet të gjithë masat e ndërmarra nga qeveria, duke kontribuuar të gjithë së bashku për mbrojtjen e jetës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama jep lajmin për ‘pagën e luftës’: Sot miratuam 9500 të parat, deri në fund të javës të tjerat. Ja bizneset që do përfitojnë nga zgjerimi i paketës
Next post Shkon në 22 numri i viktimave, Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 90-vjeçari me COVID-19 tek Infektivi