Home Aktualitet Rama jep lajmin për ‘pagën e luftës’: Sot miratuam 9500 të parat, deri në fund të javës të tjerat. Ja bizneset që do përfitojnë nga zgjerimi i paketës

Rama jep lajmin për ‘pagën e luftës’: Sot miratuam 9500 të parat, deri në fund të javës të tjerat. Ja bizneset që do përfitojnë nga zgjerimi i paketës

nga Editor

Kryeministri Rama njoftoi se sot janë miratuar 9 500 pagat e para të luftës për bizneset e vogla që hyjnë në kategorinë që kanë mbyllur aktivitetin dhe nuk punojnë dot dhe deri në fund të javës do të miratohen 60 402 paga lufte.

“Aplikimet bëhen në faqen online të drejtorise se tatimeve, pastaj bëhet verifikimi, miratimi dhe lëvrimi. Levrimi i 9500 pagave të para të miratuara sot nis nesër dhe kështu vazhdon deri në fund të javës”- tha Rama.

Sipas tij, do përfitojnë nga kjo pagë edhe rrobaqepësitë e vogla në lagje, agjencitë turistike, servise makinash, llamarinistë, riparim pajisjesh elektroshtëpiake, fizioterapistë.

“Keto jane de facto te mbyllura, jo me vednim, por sepse ne kushtet e izolimit nuk kane pune, pasi askush nuk shkon atje. Kjo kategori do të futen në kategorinë që do të përfitojnë nga zgjerimi i paketës pas datës 15 prill.” deklaroi Rama.

Lajme te ngjashme