Home Aktualitet “Jo mor Lulzim, unë them ça më thonë ata, e përsëris përmendësh”, Rama tjetër mesazh Bashës: Të kam thënë edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare…

“Jo mor Lulzim, unë them ça më thonë ata, e përsëris përmendësh”, Rama tjetër mesazh Bashës: Të kam thënë edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare…

nga Editor

Një tjetër përgjigje i ka dhënë kryeministri Rama, kreut të PD-së, Lulzim Basha, gjatë komunikimit live mes Facebookut këtë mesditë.

Pas replikave në distancë të shkëmbyera për kërkesën e opozitës dhe PD-së për teste masive si e vetmja masë për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit, Rama ka thënë se stategjinë e bëjnë vetëm ekspertët dhe askush tjetër.

“Nuk është koha për të bërë një opozitë, skarco. Kush është PD që mendon se si duhet të bëhen testet, ca është PD institut i certifikuar nga OBSH? Si mundet të sulmohen ata që janë në Komitetin e ekseptëve? Jo mor Lulzim unë them atë që më thonë ata, e përsëris përmendësh, dhe strategjinë e testeve nuk e bëj unë e bëjnë ata, do ti apo s’do ti, do PD apo nuk do PD”- tha Rama, duke shtuar se kjo është koha që ai dhe PD të kontrubuojë e të kontribuojmë bashkërisht.

“Nuk është koha për të treguar se sa pak dimë, është koha për të koordinuar së bashku dhe Lulzim të kam thënë edhe në syrin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pyesni, ju shqetëson strategjia? Pyesni verifikoni dhe pastaj na ndihmoni ne nëse e keni gabim”- tha ai.

Lajme te ngjashme