JANË SHTETAS SHQIPTARË, JO EMIGRANTË!

Read Time:1 Minute, 30 Second

NGA DRITAN KABA.


Shume media ose nga padija, nga budalleku ose nga deshira per te keqinformuar, shtetasit shqiptare qe po mbahen ne kufi me dhune nga qeveria kriminale i quan emigrante!!!
Kolege, ata jane shtetas shqiptare si te gjithe ne. Edhe sikur ne Groenlande te jene, jane shtetas shqiptare derisa mbajne pasaporte shqiptare!
Emigrante tek ne quhen sirianet, pakistanezet apo ku e di une çfare shtetasish te huaj, qe jane ne Shqiperi ne kampe e refugjateve ose ne rruget e vendit!
Ky epitet eshte thellesisht i gabuar per shtetasit e Republikes sone, qe fatkeqesisht po kryen nje krim ndaj ketyre shtetasve! Asnje vend sa do i humbur ne bote nuk e ka ndermarre kete veprim ndaj shtetasve te tyre!
Ky eshte nje krim kushtetues, eshte nje genocid!
Ju lutem, ju kolege te medias mjaft me epitete per shtetasit shqiptare, duke i konsideruar si qytetare te dores se dyte!
Kjo qeveri eshte me kriminale se mund te shikojet edhe ne endrrat me te keqija!
Mjaft me kete term absurd!
Po pres reagimin e Soreca per kete shkelje flagrante te te drejtave te njeriut ne mes te Evropes! Gjithashtu po pres edhe Twitterin e znj. Kim!
Kjo shfaqje e turpshme, qe po zhvillohet ne kurriz te qytetareve shqiptare, po e theksoj edhe njehere eshte nje krim i rende shteteror!
Nga SPAK nuk pres asnje hetim. Se per kreun e saj, ata mund te quhen edhe armiq. Dikur ai denoi me burg dy te rinj se u nisen nga Shkodra per ne Tirane me akuzen per tentative per arratisje!
Kjo eshte drejtesia shqiptare sot. Kjo eshte qeveria kriminale, qe fatkeqesisht drejton vendin!
Keto ngjarje te trishta dhe te dhimbshme me kujtojne filmin e Tom Hanks “ The terminal”! Kjo po perseritet nga shteti i sotem shqiptar ne menyren me skandaloze dhe kriminale te mundshme!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Lehtësimi i masave/ ‘Disa vite heqje patente dhe burg për shkelësit’, Rama: Orari i pazarit do zgjatet 90 minuta
Next post “Jo mor Lulzim, unë them ça më thonë ata, e përsëris përmendësh”, Rama tjetër mesazh Bashës: Të kam thënë edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare…