Home Aktualitet Hajde majken!

Hajde majken!

nga Editor

Nga Ylli Dylgjeri

Mu kujtua prap sot ajo histori e dhimbshme e ndodhur shume vite më parë, në rrugën për në Prishtinë.Ishin ditët e para te çlirimit te Kosovës. Punoja në gazetën Koha Jonë. Po shkoja me një delegacion qeveritar shqiptar, që me porosi të zonjës Medelen Ollbrajit do te bisedonim për të bindur faktorin politik në Kosove, qe te ulnim tensionet, e të mos vrisnin familjaret e serbëve që kishin mbetur në Kosovën e çliruar nga NATO. Rrugës për në Prishtinë, në dalje të Gjakovës, nje konvoi serb, me autoblinda e armatim të rënde, shoqërohej nga trupat e Natos drejt Beogradit.
Policia ushtarake na urdhëroj të hapnim krahun për të kaluar konvoji serb. Ashtu bëmë. Me mua në makinë ishte edhe një operator i TVSH-së. …
Kur konvoi i blinduar me ushtarë mbi kupolat e tankeve serbe po na parakalonte, operatori i TVSH del nga makina dhe ndez kameran për ti filmuar. Por… për pak na ngjahu hataja! Një nga ushtaret serb sheh kameramanin që po i filmon dhe thërret me të shara:
Hajde majkën! Majken!
Operatori yne patriot ja kthen vrik:
Të q..fsha Milosheviçin!
Kaq duhej. Ushtarët serb u ndezën. Mbushin armët.
Unë tërheq nga këmbet në makinë operatorin. Na iku gjaku!…Por… konvoji serb parkalon, dhe ne na fillon
t’na lëviz sërisht gjaku. Duke e qetësuar veten, i kthehem operatorit;
Po ç’pate o gomar që shave?
Ai ma kthen me trimëri:
Se dëgjove? Na shanë kryeministrin Majko! Ndaj sdurova e ja ktheva. Kaq duhej te qeshja deri në Prishtinë. Kishte ngatëruar majkën (nënën) me Majkon!
Mu kujtua sot, kur “ka humbur” Ministri Majko e shqiptarët po dergjen prej ditësh në kufirin neutral,
për të hyrë në atdheun e tyre. Tmerr! Hajde majken!
Sdi ku ta gjej prap atë ushtarin serb?

Lajme te ngjashme