Rastet e shtuara me COVID 19 në Shkodër, Meta bisedon me Manastirliun: Merrni më shumë masa, bashkëpunim me pushtetin vendor

Read Time:1 Minute, 31 Second

Presidenti i vendit, Ilir Meta ndjek me shqetësim përhapjen e koronavirusit në Shkodër. Ai thotë se ka diskutuar me prefektin dhe me kryebashkiaken Voltana Ademi si dhe ka kontaktuar me pas me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të forcohet bashkëpunimi mes pushtetit qëndror dhe atij vendor për masat që duhen marrë.

STATUSI I PLOTE

Nisur nga përkeqësimi i treguesve të përhapjes së pandemisë 🔴 #COVID19 në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot biseda telefonike me Prefektin e Qarkut, z.Çesk Millja dhe Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi.

U informova prej tyre për situatën dhe përpjekjet e autoriteteve vendore për të ndihmuar banorët e prekur dhe masat e marra për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Duke u shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time për të gjithë banorët e Qarkut Shkodër të prekur nga 🔴#COVID19, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë, theksova domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit të masave që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Për situatën në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot edhe një bisedë telefonike me ministren e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu.
Theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve dhe kufizimeve të bëra publike për shkak të pandemisë globale 🔴#COVID19.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci kryesore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie.

Duke theksuar se shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë absolut, dhe se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë, i ftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët, në veçanti të Qarkut Shkodër, të respektojnë me përpikmëri protokollet shëndetësore, këshillat e stafeve të specializuara mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e institucioneve shtetërore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Izmira Ulqinaku i përgjigjet Lleshajt: Ofendoi Shkodrën
Next post “Duhet të mbrojmë vendin nga katastrofa”, Rama i prerë: Kufijtë janë mbyllur! Rezidentët nuk do lejohen, ata me urgjenca do vetëkarantinohen në hotele