Izmira Ulqinaku i përgjigjet Lleshajt: Ofendoi Shkodrën

Read Time:47 Second

Ministri Lleshaj në intervisten e dhënë sot në Shkodër ka ofenduar qytetarët duke i cituar: “Kanë mungesë përgjegjshmërie”.

Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: test, test dhe gjurmim të të infektuarve.

Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët.
Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg.
E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test!
Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim.
Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid-19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut.

Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës.
Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisen.
Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime.

qeverieSkaduar

qeveriePropagandes

ShkodraKaNevojePerTestime

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Çfarë emri ka një shtet që të arreston kur gjykatat janë të mbyllura?!
Next post Rastet e shtuara me COVID 19 në Shkodër, Meta bisedon me Manastirliun: Merrni më shumë masa, bashkëpunim me pushtetin vendor