Thyen rregullat e karantinës, Policia gjobit 166 qytetarë
Policia ka vijuar me gjobitjen e qytetarëve që kanë shkelur urdhrin për të mos lëvizur pa autorizim për shkak të rregullave të koronavirusit.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 166 persona me nga 10 000 lekë gjobë.
Po ashtu, janë gjobitur edhe 19 përdorues makinash, të cilët kanë dalë gjithashtu pa leje.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 19 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”, njofton policia.
Me Shume
Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së ….Turizmit
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli...
Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e...
Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës
Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë...
Një gropë plehrash pafund
Historia e inceneratorëve është si ato gropat…që sa herë ti prekësh kudërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës...
Monopoli me tenderët e ARRSH, Ramës i ankohen edhe ish-deputetët e vet. Zbulohet email-i që Sadri Abazi i ka nisur
Kontrolli i Lartë i Shtetit, opozita dhe mediat tashmë nuk janë të vetmit që denoncojnë veprimet klienteliste të Autoritetit Rrugor...
Email-i i deputetit të Ramës, fakton vjedhjen’/ Balliu ngre alarmin: Qeveri e zhytur në korrupsion…
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka ngritur alarmin pas publikimit në media të email-it të ish-deputetit të Edi...