Izolimi shënon rritje të tmerrshme të dhunës në familje. OKB: Për shumë gra e vajza, kërcënimi më i madh është…

Read Time:1 Minute, 10 Second

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje qeverive që të veprojnë kundër, siç tha, “rritjes së tmerrshme globale të dhunës në familje”.

Disa shtete në botë kanë raportuar rritje të dhunës së tillë në javët e fundit, si pasojë e izolimeve që ka shkaktuar shpërthimi i koronavirusit.

Duke iu referuar thirrjes së tij të fundit për armëpushim në konflikte, Guterres tha se dhuna nuk ndodh gjithmonë në fushat e betejës.

“Për shumë gra dhe vajza, kërcënimi është më i madh atje ku duhet të jenë më të sigurta: në shtëpitë e tyre”, tha Guterres.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se, që nga shpërthimi i koronavirusit në fillim të vitit, abuzimet në familje janë dyfishuar në vendet si Libani dhe Malajzia, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në Kinë, kjo shifër është trefishuar.

Guterres tha se abuzimi është rritur si pasojë e streseve ekonomike dhe sociale që ka sjellë situata e krijuar me koronavirus.

“Së bashku, ne mundemi dhe duhet ta parandalojmë dhunën kudo, nga zonat e luftës deri te shtëpitë e njerëzve”, tha Guterres.

Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 1.2 milion njerëz në gjithë botën, ndërsa ka vrarë afro 70,000.

Për të frenuar përhapjen e tij, shumë vende janë izoluar, duke mbyllur apo zvogëluar aktivitetin e kompanive të prodhimit – gjë që ka nxitur shqetësime për situatën ekonomike./REL

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus në Durrës/ 2 raste të tjera pozitivë sot, kontakte të 77-vjeçarit që ndërroi jetë 1 javë më parë
Next post MSH: Ja pse janë rritur rastet në Shkodër, Tiranë dhe Has