Home Aktualitet U shtrua dje në spital/ Sekretari flet për shëndetin e kryeministrit të Britanisë: Do të qëndrojë atje aq sa do të jetë e nevojshme, ishte planifikuar që…

U shtrua dje në spital/ Sekretari flet për shëndetin e kryeministrit të Britanisë: Do të qëndrojë atje aq sa do të jetë e nevojshme, ishte planifikuar që…

nga Editor

Sekretari i kryeministrit të Britanisë, Robert Jenrick, ka folur mbi shëndetin e tij, pasi Johnson u dërgua në një spital në Londër të dielën në mbrëmje 10 ditë pasi testoi pozitiv për koronavirus.

Sipas Jenrick Kryeministri britanik ka pasur simptoma të vazhdueshme për 10 ditë pasi ai testoi pozitiv dhe si rezultat ai shkoi në spital mbrëmë me këshillën e mjekut të tij.

Ky nuk ishte një shtrim urgjent, ishte planifikuar që të kishte disa teste rutinë. Ato teste janë duke u zhvilluar dhe ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa duhet. Unë kam dëgjuar që ai po bëhet mirë dhe mezi pres që ai të jetë përsëri në numrin 10 sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do të marrë këshillat e mjekëve dhe infermierëve në spitalet që po bëjnë ato teste dhe do të veprojnë në përputhje me rrethanat“, tha i.

Lajme te ngjashme