Home Aktualitet Një tigër testohet pozitiv me koronavirus në SHBA

Një tigër testohet pozitiv me koronavirus në SHBA

nga Editor

Një tigër në kopshtin zoologjik Bronx të SHBA u testua pozitiv për koronavirusin, duke e bërë atë rastin e parë të tillë në botë, u shprehen të dielën zyrtarët e kopshtit. Ai është një tigër katër vjeçar, i quajtur Nadia.

Nadia dhe gjashtë tigra dhe luanë të tjerë besohet se kanë kontraktuar virusin nga një punëtor zoologjik, i cili ishte bartës i virusit vdekjeprurës, por nuk kishte simptoma.

Kafsha e parë tregoi simptoma në 27 mars dhe sipas njoftimit të gjitha janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të shërohen. Kopshti Zoologjik i Bronx është mbyllur që nga 16 mars si pjesë e masave për adresimin e koronavirusit.

Sipas Associated Press, lajmi ngre pyetje të reja në lidhje me transmetimin e koronavirusit te kafshët.

“Deri më tani nuk ka asnjë provë që kafshët mund të përhapin virusin te njerëzit ose se ato mund të jenë një burim infeksioni në Shtetet e Bashkuara”, tha një zëdhënës i Departamentit të Bujqësisë në SHBA.

Lajme te ngjashme