Presidenti Meta mesazh për sportin dhe mjekët: Mund të ndryshojnë një shoqëri të tërë!

Read Time:1 Minute, 39 Second

Presidenti Ilir Meta kujton sot Ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, duke u shprehur se “kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, kushtuar ndikimit pozitiv që sportet kanë në zhvillimin social e kulturor dhe përparimin e të drejtave të njeriut.
Sporti përmirëson cilësisht, jo vetëm jetën e karakterin e çdo individi, por njëkohësisht mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, dhe më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj.
Në këtë kohë kur të gjitha aktivitetet masive sportive janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.
Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës, kanë mishëruar më së miri këto vlera dhe padyshim mirënjohja dhe falenderimi në këto ditë është për ta, heronjtë tanë!
SË BASHKU DO T’IA DALIM!🇦🇱

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shifra alarmante, 430 mijë njerëz kanë udhëtuar nga Kina në SHBA pasi ishte shfaqur koronavirusi
Next post ‘Dëgjoni muzikë, gëzojuni fëmijëve, jeta nuk është veç zhytje në detin e zi Covid-19’