Boris Johnson në spital, Meta: Shpresoj të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të tij

Read Time:34 Second

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas lajmit se kryeministri britanik, Boris Johnson është shtruar në spital.

“Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!

Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë! 🇦🇱🤝🇬🇧” shkruan Meta.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Humbi betejën me koronavirusin, i biri dedikim për Skënder Kurtin: Me ty ka vdekur dhe gjysma ime sot
Next post ‘Hyrremi’ bën rrëfimin prekës: Kam vuajtur nga një sëmundje, partneri më përdori për famë