Home Aktualitet 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Boris Johnson dërgohet në spital

10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Boris Johnson dërgohet në spital

nga Editor

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është dërguar në spital dhjetë ditë pas testimit pozitiv për koronavirus.

Sipas BBC, Johnson  ende vuan nga simptomat e sëmundjes dhe do t’i nënshtrohet testeve si një masë paraprake.

Kryeministri britanik është pranuar sonte në spital për teste, me këshillën e mjekut të tij.

Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin.

Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“, tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.

Lajme te ngjashme