Situata me shqiptarët e bllokuar në kufirin me Greqinë, reagon kryetari Basha

Read Time:38 Second

Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.

Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Italia shton 7 miliardë euro në fondin e garancisë për bizneset, ministri Patuanelli: Kreditë deri në 25 mijë euro pa vlerësim krediti
Next post Vasili: Rama të bëjë publike listat e 163 811 familjeve që ka ndihmuar