“Tigri” Arben Ahmetaj dhe surrelasi Rama në shërbim të oligarkëve e jo ndaj biznesit*

Read Time:2 Minute, 48 Second

Kur po i afrohemi krizës një mujore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, paketa e lehtësimit ekonomik në Shqipëri, e propozuar nga Arben Ahmetaj, ngre dyshime të forta për zbatimin e saj.

E gjithë shpresa më e madhe qeverisë për përballimin e krizës është paketa prej 100 milionë euro, si garanci për kreditë që do të marrin bizneset, për të mundësuar pagat e punonjësve.

Biznesi shqiptar po detyrohet të shkojë drejt bankave dhe të kërkojë hua për sigurimin e pagave për punonjësit, në një kohë që në bizneset e Europës po marrin subvencionim nga shteti.

Në Shqipëri, shumë biznese mund të bllokohen nga ky proces i kreditimit nëpërmjet bankave, pasi ato nuk kanë xhiro dhe nuk paguajnë dot dhe nga ana tjetër kanë shumë borxhe të mbartura. Pra, kjo i çon ato drejt falimentimit dhe pasojat janë një thellim i krizës shqiptare.

Por edhe sikur të marrin kredi, nëse këto 100 milionë euro që ka vendosur Ahmetaj për biznesin, do të përfudojnë, atëhere do të jetë Ministri Ahmetaj i cili në mënyrë selektive do të vendosë se kush përfiton nga kredia lehtësuese dhe kush jo!

Skemat subvencionuese në Europë

Paketa shqiptare e hartuar nga Ahmetaj nuk i jep subvencion biznesit, pra, atë që cilësohet si oksigjeni i  ekonomisë. Skema të tilla subvencionimi po zbatohen në Angli ku do paguhen 2500 paund për çdo punonjës që humb punën, ose 800 euro si pagesë cash në Greqi.

Meqë ekonomia shqiptare nuk është aq e fortë në krahasim me vendet e BE, mjafton të vështrosh Kosovën, e cila për këtë krizë ka vendosur të paguajë  50% të qirasë për bizneset e vogla dhe të mesme për prillin e majin, ndërsa tabloja e shtetit amë është pezullim i dhënies së qirave, duke e shtrirë detyrimin e pagesës në kohë.

Apo masa tjetër e qeverisë së Prishtinës mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë 170 euro, për muajin prill dhe maj. Në një kohë që në Shqipëri, shpëtimi shihet edhe si përgjysmimi i pagave të punonjësve të administratës apo dhe prekje e pagës së mësuesve.

Çfarë fshihet pas skemës “Ahmetaj”?!

Shumë e thjeshtë. Skema e Arben Ametaj është vendosur në shërbim të disa oligarkëve apo njerëzve që kanë para cash, të papërdorur në qarkullim dhe kërkon të provokojë atë që quhet faliment selektiv.

Pra, përmes kontrollit mbi bankat falimenton kë të dojë për ta mbyllur në dobi të një konkurrenti, ose për ta blerë lirë. Kjo është skema nën rrezikun e së cilës janë sot shumica e kompanive shqiptare. Këtë skemë mund ta bëjë vetëm dikush si Ahmetaj që drejton në emër të grupeve që teprica në cash dhe janë vërsulur për të blerë lirë.

Dihet se në kohë krizash apo luftash ka vend për spekulim çmimesh dhe asetesh. Kjo është koha e artë për spekulim dhe kryespekulanti për fat të keq është emëruar ministër i Koronavirusit, ç’ka e bën rrezikun mbi ekonominë edhe më të madhe.

Skema e Ministrit Arben Ahmetaj ndërtohet mbi një arsyetim të thjeshtë që është malinj dhe i menduar për të bërë keq. Ajo është e dyshimtë pasi nuk ka qëllim të ndihmojë kompanitë që bëjnë biznes, por të seleksionojë tregun në favor të spekullantëve me jaka të bardha

Ametajt, që i pëlqen ta thërrasin “tigri”, në fakt po sillet si një hijenë që kafshon kufomat e biznesit që po jep shpirt…/shqip.al/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pse është përshkallëzuar kriza e koronës në Itali dhe Spanjë? Gjithçka dyshohet se filloi në ndeshjen Atlanta-Valencia, më pas…
Next post Tensionohet situata në Kapshticë, dy gra dhe një burrë shfaqin probleme shëndetësore, dërgohet ambulanca