“Luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet”, Meta mesazh ngushëllimi për Skënder Kurtin: Një prej ikonave të sportit kryeqytetas

Read Time:54 Second

Presidenti Ilir Meta, i shpreh ngushëllimet familjes së Skënder Kurtit, trajnerit të boksit për ndarjen nga jeta sot prej komplikacioneve me koronavirusin.

Meta thotë se Kurti luftoi edhe në këto ditë të vështira luftoi si një kampion që nuk dorëzohet lehtë teksa mbetet një prej ikonave të sportit kryeqytetas.

STATUSI I PRESIDENTIT ILIR META.

Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksierit🥊dhe trajnerit të shquar të Ekipit Kombëtar🇦🇱, njërit prej ikonave të sportit kryeqytetas, Skënder Kurti!

I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte!

Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë!
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozave të ngjyrave bardhë e blu⚪🔵 për këtë humbje të pazëvendësueshme!
LAMTUMIRË KAMPION!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Nënë Vezikoja dhe familja e saj nga Vlora lënë Infektivin, i kushton letër mjekëve dhe infermierëve: Njerëz do iki qederi, se është ilaç i mirë…
Next post Pse është përshkallëzuar kriza e koronës në Itali dhe Spanjë? Gjithçka dyshohet se filloi në ndeshjen Atlanta-Valencia, më pas…