Politikanë-biznesmenë apo thjeshtë injorantë!

Read Time:3 Minute, 44 Second

Nga Alban Daci

Kohët e fundi na kanë dalë teoritë që është biznesmen i zoti, është politikan i mirë, por nuk është orator. Politika është administrim i gjësë publike, por është në të njëjtën kohë edhe art komunikimi. A mund të jesh politikan i zoti edhe nëse nuk je orator i mirë. Së pari, oratoria është cilësia e lartë që përmbledh të gjitha cilësitë e tjera. Dikush që ka oratori të mirë do të thotë se ka një artikulim të mirë, ka një fjalor të gjerë, njeh mirë gjuhën. Të gjitha këto nuk janë vetëm cilësi të lindura, por edhe të pasuruara përmes leximit dhe dijës se vazhdueshme. Pra, një orator i mirë është edhe një person i ditur dhe i lexueshëm. Nuk mund të jesh orator nëse nuk je i djeshëm. Dija dhe oratoria ecin së bashku në një binarë dhe janë pasojë dhe efekt duke u mbivendosur dhe plotësuar sa herë duhet. A ka biznesmen të pa arsimuar? Ka biznesmen të pa shkolluar, por nuk ka biznesmenë të zotë që mund të jene injorantë. Dija dhe arsimi nuk ecin gjithmonë se bashku. Ka njerëz që s’kanë mundur të kenë një titull studimi për arsye të jetës, por që kanë lexuar shumë më shumë libra se disa të tjerë që kanë marrë një titull studimi e nuk hapur më pas asnjë libër në jetën e tyre. Ka biznesmen gjeni që kanë krijuar edhe pse pa titull studimi.

Po në Shqipëri çfarë kemi? Në Shqipëri nuk kemi biznesmen gjeni pa titull studimi, po kemi biznesmen injorantë që nuk janë gjeni, nuk kanë tituj studimi e nuk kanë lexuar kurrë një libër në jetën e tyre.

Sa më shumë informale të jetë ekonomia e një vendi, sa më shumë të jetë korrupsioni, sa më e vogël do të jetë konkurrenca, aq më pak mundësi ka të kemi ndoshta biznesmen pa tituj studimi, por gjeni.

Në fakt në Shqipëri, kemi biznesmen puro injorantë, që nuk kanë lexuar libër, nuk janë gjeni dhe nuk janë në gjendje të bëjnë me kuptim të qartë artikulimin e një fjalimi fillim e mbarim pa bërë gafa.

Shumica e biznesmenëve në Shqipëri nuk janë prodhim i gjenialitetit të tyre, kreativiteti të tyre apo dijes së tyre. Ato janë prodhim i një vendi në tranzicion, me i formalitet të madh ekonomik e me mungesa serioze arsimimi. Janë gabime ose devijime sociale.

Biznesmenët shqiptarë janë prodhim i një shoqërie të korruptuar dhe janë frut i korrupsionit. Po çfarë po ndodh? Këta injorantë të dalur nga sallonet e politikës e shumë herë edhe të marrë më qira nga politika, pa asnjë meritë konkrete as në shoqëri e as në biznes, ka hyrë dhe tashmë në sferën publike ebesojnë se janë edhe politikanë të zotë, por në fakt janë anadollakë dhe injorantë të mirëfilltë.Këta biznesmenë që janë pasuruar duke abuzuar me administrimin e publikës e në shumë raste duke e vjedhur të mirën publike për interesa e tyre personale.

Çfarë i kemi bërë Shqipërisë? informalitetin, injorancës dhe shpërdorimin e të mirës publike e kemi kthyer në model jo vetëm të sipërmarrjes, por edhe në shembull të administrimit të publikës. Idiotët vodhën publiken dhe u bënë biznesmen Idiotë e tashmë i kemi bërë shumë prej tyre edhe kryebashkiak, deputetë e përfaqësues institucionesh.

Këto ish biznemen Idiotë, i kemi bërë të fuqishëm dhe tashmë po duam t’i justifikojmë si vlera dhe si modele shoqërore. Pra, nuk janë gjeni, nuk kanë tituj studimesh, s’kanë lexuar kurrë një libër në jetën e tyre, por s’ka gjë, sepse ato janë gjithësesi të zotë.

Një ndër cilësitë më të rëndësishme që duhet të ketë dikush që përfaqëson një masë ose është i zgjedhur është minimumi që ai duhet të njohë shumë mirë gjuhën shqipe, sepse duhet të bëj komunikim të vazhdueshëm me të përfaqësuarit qoftë me gojë ashtu edhe me shkrim. Dikush që nuk e njeh mirë gjuhën në artikulimin e shkruar, ai nuk e njeh atë as në të folur. Njohja e mirë e gjuhës shqipe është e nevojshme edhe për të bërë transparencë. Nuk ka demokraci pa transparencë e nuk ka transparencë nëse je idiot e nuk e njeh mirë as gjuhën e as artikulimin e saj të suksesshëm.

Në Shqipëri nuk kemi biznesmen gjeni, të dukshëm edhe pse nuk kanë tituj studimi, por kemi biznesmenë hajdutë, injorantë, pa tituj studimi, të pa lexueshëm e tashmë të transformuar në politikanë si modele të shëmtuara jo të mirë menaxhimit të gjësë publike, por të abuzimit me publiken për interesa të mirëfillta personale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Paloka publikon ekstraktin nga QKR dhe i përgjigjet Xhaçkës: Si u informua kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit?
Next post Ish ministri i shëndetësisë: Komedi, që mund të kthehet në tragjedi