Koronavirusi/ 594 viktima në 24 orët e fundit në New York, shënohet rënie në numrin e infeksioneve të reja

Read Time:42 Second

Guvernatori i New York-ut, Andreë Cuomo thotë se numri i përditshëm i vdekjeve dhe personave që kërkojnë trajtim spitalor për shkak të koronavirusit ka shënuar një rënie të lehtë ditën e sotme, hera e parë që prej fillimit të epidemisë.

Por në konferencën e tij të përditshme, ai paralajmëron se është shumë herët për të ditur se çfarë do të thotë kjo e dhënë.

Në Neë York, sot u regjistruan 8327 raste të reja me koronavirus, duke  e çuar numrin total të të infektuarve në 122.031, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 4159, ku 594 persona humbën jetën 24 orët e fundit.

Ai paralajmëron gjithashtu se është shumë herët të dihet nëse kulmi do të pasohet nga një rënie e shpejtë të rasteve pasoi një rënie e ngadaltë që do të vazhdojë të “tejmbushë spitalet”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post QEVERIA E EDI RAMËS, GENOCID DHE KRIM KUNDER NJEREZIMIT NDAJ SHQIPTARËVE!
Next post MJEKU I NJOHUR ILIR ALLKAJ: LETËR E HAPUR MINISTRES SË SHËNDETËSISË SË SHQIPËRISË !