Kreu i PD Elbasan i kthehet keq Ballës: Boll me propagandë e me foto! Mos selektoni , por ndihmoni çdo familje në nevojë
Kreu i PD-së Elbasan, Eugen Isaj, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me ndihmat që po shpërndahen në këtë qytet.
Sipas Isait, deri tani vetëm propagandë dhe fjalë janë dëgjuar ndërkohë që ka akuzuar se janë selektuar familjet që kanë nevojë për ndihmë.“Boll më me propagande !
Më shumë kujdeseni për fotot me njëri tjetrin sesa për qindra e mijëra familje në qytetin tonë që janë në kufijtë e mbijetesës !
Dezinfektoni çdo rrugë e rrugicë në qytet sepse janë shtuar vatrat e infeksionit !
Mos selektoni por ndihmoni çdo familje në nevojë, edhe pse kemi hyrë në javën e katërt të karantinës shumë familje akoma nuk kanë marrë paketën e parë ushqimore !
Hiqni tarifat e taksat lokale për biznesin elbasanas për të paktën tre muaj !
Lërini fotot po mundohuni të jeni pranë komunitetit sepse deri tani vetëm fjalë e propagandë kemi dëgjuar“, shkruan Isaj në reagimin e tij.
Me Shume
Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së ….Turizmit
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli...
Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e...
Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës
Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë...
Një gropë plehrash pafund
Historia e inceneratorëve është si ato gropat…që sa herë ti prekësh kudërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës...
Monopoli me tenderët e ARRSH, Ramës i ankohen edhe ish-deputetët e vet. Zbulohet email-i që Sadri Abazi i ka nisur
Kontrolli i Lartë i Shtetit, opozita dhe mediat tashmë nuk janë të vetmit që denoncojnë veprimet klienteliste të Autoritetit Rrugor...
Email-i i deputetit të Ramës, fakton vjedhjen’/ Balliu ngre alarmin: Qeveri e zhytur në korrupsion…
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka ngritur alarmin pas publikimit në media të email-it të ish-deputetit të Edi...