Home Aktualitet Shkon në 70 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, ja sa llogariten të infektuarit

Shkon në 70 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, ja sa llogariten të infektuarit

nga Editor

Numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës COVID-19 është rritur në Greqi.

Një grua e moshuar, 89-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Kastorias  duke e çuar numrin e personave që kanë humbur jetën në 70.

Sipas mediave vendase, gruaja e moshuar kishte sëmundje të mëparshme dhe u bë viktima e nëntë e koronavirusit në Kastoria, ku deri më tani janë konfirmuar 76 raste.

Raportohet se ka shpresë për një rikuperim të situatës, sepse në tre ditët e fundit nuk ka pasur persona që janë shtruar në spital, ndërsa tre persona nga zona e Mesopotamisë, të cilët ndodhen në karantinë, janë larguar.

Numri i personave të infektuar ka shkuar në 1673, nga këta 92 janë duke u trajtuar në intubim.

Lajme te ngjashme