ISHP: Pse u rritën rastet e të prekurve me koronavirus në Tiranë dhe Shkodër

Read Time:45 Second

Rritja e rasteve të prekur me koronavirus në Tiranë dhe në Shkodër ka si shkak mos respektimin e rregullave të distancimit sociale.

Deklarata bëhet nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila u bëri apel qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet.

“Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, tha ajo.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Aleluja shpëtuam/ Boçi: Gjinushi dhe Rama zbulojnë rrënjët e dramës së koronavirusit…
Next post “Është urgjente të fillojë testimi masiv”, Bardhi: Qeveria e papërgatitur dhe pa strategji. Sot 5 prill dhe ende asnjë shqiptar nuk ka përfituar nga fondet