Shuhet Gëzim Kruja, Meta: Lajm trishtues, do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar

Read Time:44 Second

TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të skenës, Gëzim Kruja. Kreu i Shtetit shkruan se Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

Postimi i plotë:
Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues.
Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja
Next post Julian Deda, fjalët prekëse për aktorin e humorit shkodran dhe fotoja e rralle…