Përmbytën “Sabaudin Gabranin”, Ed Konstruksion dhe Klajger 7 miliardë lekë tendera nga Lali Eri

Read Time:1 Minute, 54 Second

Shiu i parë i vjeshtës nxori zbuluar tenderin skandaloz të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në një prej zonave më të rëndësishme të kryeqytetit, pranë ish-21 Dhjetorit.

Oborri dhe ambjentet e brendshme të shkollës u gdhinë mëngjesin e së Martës të përmbytura nga reshjet e shiut, duke detyruar ministren e Arsimit, Besa Shahini, të urdhërojë pezullimin e zhvillimit të mësimit për qindra fëmijët që ndjekin klasat tek “Sabaudin Gabrani”.

Kjo situatë nxori në dritë një skandal tjetër, atë që përfshin Bashkinë e Tiranës dhe dy kompanitë ndërtuese “Ed Konstruksion” dhe “Klajger Konstruksion”.

Në nëntor 2018, Bashkia e Tiranës shpalli bashkimin e këtyre dy kompanive si fituese të tenderit për rikonstruksionin e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Vlera e tenderit, sipas dokumentave të publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik ishte 500 milionë lekë të vjetra dhe afati maksimal për përfundimin e punimeve ishte 12 muaj.


Dy kompanitë, me shumë mundësi për shkak të ngutit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i kanë përfunduar punimet më shpejt sesa afati maksimal, duke lënë pas dore cilësinë. Efektet e nxitimit u dukën këtë të Martë, kur mësuesit dhe nxënësit e ‘Sabaudin Gabranit” u urdhëruan që të mos hynin në ambjentet e shkollës për shkak të përmbytjes.


Kompanitë ndërtuese, dhjetra tendera tek Veliaj
Kompania “Ed Konstruksion” dhe “Klajger Konstruksion” nuk e kanë për herë të parë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës.

Boldnews.al” verifikoi të dhënat e transaksioneve zyrtare, të publikuara në portalin informativ “spendingdata.al”.Në bazë të informacionit publik, rezulton se “Ed Konstruksion” ka fituar në mënyrë të vazhdueshme tendera tek Bashkia e Tiranës për ndërtimin e shkollave, sapo në krye të saj erdhi Erion Veliaj.

Gjithashtu, edhe “Klajger Konstruksion” është shpallur fitues edhe në disa tendera të tjerë të zhvilluar nga Bashkia e Tiranë, krahas rikonstruksionit të shkollës “Sabaudin Gabrani”.


Në bazë të të dhënave të “spendingdata”, kompania “Klajger” ka arkëtuar nga financat e institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj mbi 2.5 miliardë lekë të vjetra, përfshirë këtu edhe rikonstruksionin e shkollave “Dhora Leka” e “Dëshmorët e Lirisë”.


Ndërkohë, po kjo kompani, është shpallur fituese edhe në tendera të zhvilluar nga institucionet e tjera qendrore e vendore, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, me një vlerë totale prej 7.5 miliardë lekë të vjetra.

Nga Boldnews.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ish-Presidenti: Prokuroria fle mbi dosjet e kryebashkiakëve të inkriminuar
Next post Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal: Burg për ndotësit, ndërhyrjen në jetën private, braktisjen e kafshëve shoqëruese…