Edhe një i vdekur nga Covid-19, shkon në 20 numri i viktimave. Ministria e Shëndetësisë: Nuk u transportua dot tek Infektivi për shkak të…

Read Time:42 Second

Një viktimë është regjistruar si shkak i koronavirusit gjatë natës që lamë pas.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se viktima është një 80 vjeçare nga Shkodra, e cila ishte shtruar në spitalin lokal mëngjesin e djeshëm ndërsa rezultatet e analizave në mbrëmje e konfirmuan si pozitive me Covid-19.

Gjatë mbrëmjes së ndjeshme afër mesnatës, një 80 vjeçare nga Shkodra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. E moshuara ishte paraqitur mëngjesin e datës 4 prill dhe u izolua menjëherë si e dyshuar me Covid. Pa kryerjes së të gjitha testimeve, është vendosur menjëherë në terapi intensive. Në mbrëmje, ka dalë përgjigja e analizave që rezultonin pozitiv me Covid.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, transporti ka qenë i pamundur dhe afër mesnatës ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes”, sqaroi Ministria e Shëndetësisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Të rritet menjëherë numri i testimeve. Qeveria të mos fshehë më kapacitetet testuese të vendit. Me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të bëjë eksperimente të rrezikshëm politikë
Next post DUHET TI FITOJMË TË DYJA BETEJAT..