E tmerrshme! Nëna e dy fëmijëve vetëvaret për shkak të skamjes. “Nuk vdes njeri për bukë”, tha psikopati

Read Time:1 Minute, 3 Second

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një grua 40-vjeçare ka varur veten në banesën e saj, për shkak të kushteve të vështira në të cilën gjendej familja e saj.

Burime bëjnë me dije se viktima është Zamira Sefa, nënë e dy fëmijëve, e cila është gjendur e vetvarur në banesë e saj nga bashkëshorti i saj.

Burime të morgut Berat bëjnë me dije se, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm trupi i pa jetë i 40-vjeçares nga Kuçova.

Ekspertiza nga mjeku ligjor pohon se nuk ka shenja dhune por është vetvarur. Familja jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, e cila mendohet që ka qënë një nga shkaqet ka çuar nënën e dy fëmijëve të marri këtë vendim.

Qindra familje jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë dhe në këto ditë të izolimit në shtëpi nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukën e gojës.

Përditë shohim në Tv të moshuar e shumë të tjerë që deklarojnë se nuk kanë as bukë dhe asnjë mjet jetese, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë as mundësi që ta ngrenë zërin.

Ndërsa ai që e quan veten “babai” i Kombit del e çirret në televizionet e blera se, “nuk ka vdekur dhe nuk vdes njeri për bukë”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Sekretari i EFJ-së: Thaçi e Vuçiçi po tentojnë të tensionojnë veriun për interesa të tyre
Next post Të rritet menjëherë numri i testimeve. Qeveria të mos fshehë më kapacitetet testuese të vendit. Me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, Edi Rama nuk mund të bëjë eksperimente të rrezikshëm politikë