Home Aktualitet Dyndja në tregjet e hapura, pas Kombinatit, edhe në Shkodër merren masa të ashpra (Njoftimi i Bashksië)

Dyndja në tregjet e hapura, pas Kombinatit, edhe në Shkodër merren masa të ashpra (Njoftimi i Bashksië)

nga Editor

Bashkia e Shkodrës njofton se do të marrë masa më të rrepta për tregjet e hapura në qytet, ku do të lejohet që të hyjnë vetëm qytetarët që janë të pajisur me leje.

Në një njoftim të Bashksië thuhet se tregjet do të monitorohen nga punonjësit e policisë, dhe të gjithë njerëzit duhet të zbatojnë masat e distancimit fizik, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Postimi i Bashkisë së Shkodrës:

Të dashur bashkëqytetarë!

Duke nisur nga dita e nesërme, e hënë 6 prill 2020, do të vijojë monitorimi i tregjeve kryesore të qytetit të Shkodrës:

Tregut të Zdrales
Tregut të Rusit (Merkato)
Tregu i shumicës fruta-perimeve

Do të lejohen të kryejnë blerje, sipas nevojës që kanë, vetëm ata persona që janë të pajisur me leje- kalimi të lëshuar përmes sistemit e-albania.

Policia do të bëjë monitorim edhe të respektimit të distacimit social në këto tregje.
Personat që nuk do t’i respektojnë këto rregulla:

që nuk kanë leje – kalimi nga sistemi e-albania
që nuk zbatojnë distancimin social

nuk do të lejohen të hyjnë në këto tregje si dhe do të kenë penalizime sipas parashikimeve të Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Lusim të gjithë qytetarët të marrin masa për plotësimin e kërkesave të mësipërme. Shendeti i njerëzve është prioritet absolut për Bashkinë e Shkodrës.

Lajme te ngjashme