Home Aktualitet Burri gjen të pajetë gruan në banesë, dyshimet e para për vdekjen e 40-vjeçares, nënë e dy fëmijëve

Burri gjen të pajetë gruan në banesë, dyshimet e para për vdekjen e 40-vjeçares, nënë e dy fëmijëve

nga Editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një grua 40-vjeçare ka varur veten në banesën e saj, për shkak të kushteve të vështira në të cilën gjendej familja e saj.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është Zamira Sefa, nënë e e dy fëmijëve, e cila është gjendur e vetvarur në banesë e saj nga bashkëshorti i saj.

Burime të morgut Berat bëjnë me dije se ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm trupi i pa jetë i 40-vjeçares nga Kuçova.

Ekspertiza nga mjeku ligjor pohon se nuk ka shenja dhune por është vetvarur për arsye që ende nuk dihen. Familja jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, e cila mendohet që ka qënë një nga shkaqet ka çuar nënën e dy fëmijëve të marri këtë vendim.

Lajme te ngjashme