Trump parashikon shumë vdekje dhe paralajmëron amerikanët për “javën më të vështirë”

Read Time:1 Minute, 3 Second

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar amerikanët të përgatiten ende për “javën më të vështirë” të pandemisë nga koronavirusi, duke parashikuar një rritje të vdekjeve.

Në konferencën e tij të përditshme, Trump tha se “do të ketë vdekje” në një vlerësim të zymtë të ditëve në vazhdim.

Ai u përpoq të siguronte shtetet e goditura më keq, duke premtuar furnizime mjekësore dhe personel ushtarak për të luftuar virusin.

Por, në dallim nga paralajmërimi i tij, zoti Trump sugjeroi lehtësimin e udhëzimeve për distancimin shoqëror për Pashkën.

“Ne duhet të hapim përsëri vendin tonë,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të shtunën. “Ne nuk duam ta bëjmë këtë për muaj, muaj dhe muaj.”

Thirrjet e Z. Trump për të relaksuar kufizimet ndaj jetës erdhën në ditën kur u konfirmuan si të infektuar nga koronavirusi mbi 300 mijë amerikanë, numri më i lartë në botë.

Ndërsa të Shtunën, kishte pothuajse 8,500 vdekje nga Covid-19 në SHBA., shumica në shtetin e Nju Jorkut – epiqendra e shpërthimit.

Të shtunën, shteti i New York regjistroi 630 vdekje më shumë nga koronavirusi, një tjetër rekord ditor që e çon numrin total në 3.565. Shteti tani ka pothuajse po aq raste – mbi 113,000 – sa e gjithë Italia.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post RAPORTI SPECIAL/ Harroni postimet e Donald Trump – pilulat e malaries nuk janë “plumbi magjik” kundër koronavirusit
Next post I rritej temperatura vazhdimisht dhe pinte paracetamol, vdes nga koronavirusi gazetarja, testi i parë i kishte dalë negativ