Trump kundër udhëzimeve të OBSH-së: Unë nuk e vendos maskën

Read Time:56 Second

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka filluar të këshillojë përdorimin e maskave në rrugë, si mjet parandalues për përhapjen e koronavirusit. Kjo vjen nga studimet e fundit që tregojnë një qëndrueshmëri më të gjatë të virusit në ajër nga ajo që mendohej.

Por për presidentin amerikan Donald Trump, pas javësh minimizimi të vlefshmërisë së maskave, kthimi mbrapsht është më i vështirë. Dje në konferencën për shtyp ai e cilësoi drejtimin e ri të OBSH-së si një “këshillë, asgjë më shumë”, madje i pyetur për veten tha se “nuk e sheh për momentin s’kam vënë një maskë”.

Në fakt, debati midis tij dhe stafit mjekësor që e këshillon thuhet se ka qenë i fortë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ndryshimi i shpeshtë i udhëzimeve mund të krijojë alarm shoqëror, por edhe një mosbindje të rregullave të karantinës.

Një ditë më parë profesor Anthony Fauci që drejton përgjigjen amerikane ndaj koronavirusit, i pyetur nga CNN për ndryshimin e udhëzimeve për maskat, kishte thënë që “tani që dimë që personat asimptomatikë e transmetojnë virusin, është e qartë që veshja e maskave nuk mund të jetë ide e keqe“.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post LAJM I FUNDIT/ Gjendet buzë lumit Osum kufoma e dekompozuar e një gruaje (EMRI)
Next post BARDH SPAHIA: STRATEGJIA SKANDALOZE: FAJIN E KANE QYTETARET!