Kryemadhi: Nëse do ishim në qeveri, teste për çdo familje shqiptare, do sillte kosto më të ulët dhe menaxhim më të mirë

Read Time:49 Second

Nëse do të ishit në qeveri çfarë do të të bënit ndryshe në këtë situatë?
Unë do të bëja testimin në cdo familje shqiptare. Ajo do të ishte më koston më të ulët dhe me efikasitetin më të plotë. Atë që bëri Koreja e Jugut dhe një provincë në Itali. Dhe ne të jemi të bindur sic i bën regjistrimet Edi Rama për zgjedhjet me administratorët e pallatave me Lali Erin, për një javë të gjitha familjet shqiptare do të ishin testuar dhe do të dinin kush ishte mbartësi dhe kush e kishte kaluar. Do të krijontë jo vetëm izolimin e rasteve por do të krijonte dhe një siguri emocionale dhe shpirtërore tek qytetarët. Kjo do të ishte gjëja me e thjeshtë dhe do të kishte koston më të ulët. Mjafton të pyesni sa kushton një test. Aq do t”i kushtonte qeverisë shqiptare, do të ishte shumë më e lirë për qeverinë dhe më e kollajshme për ta menaxhuar këtë situatë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Frikë nga COVID?! Kryemadhi: Si doktoreshë që jam, i pres thonjtë dhe i laj duart. Kush i bën blerjet në shtëpinë tonë
Next post Çdo ditë karantinë një gur i hequr në ekonominë shqiptare, Kryemadhi: Pas depresionit familjar do të kemi depression ekonomik, duhen marrë masa