Home Aktualitet “Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar?”- Monika Kryemadhi: Pse nuk pyet njeri se sa veta kanë vdekur në fillim të viti

“Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar?”- Monika Kryemadhi: Pse nuk pyet njeri se sa veta kanë vdekur në fillim të viti

nga Editor

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, bëri një deklaratë të fortë ditën e sotme, ndërsa tha se koronavirusi mund të ketë ardhur shumë më herët në vendin tonë.

Në një lidhje në emisionin “Kjo javë”, Kryemadhi tha se askush nuk pyet për numrin e personave që kanë humbur jetën në janar, për moshën apo specifikat e tyre.

Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar?”- shtron pyetjen Kryemadhi.

“Ne si LSI kemi ngritur një grup sa i përket çështje së shëndetësisë që ndjekin këtë situatë të pandemisë.

Shqiptarëve u duhet dhënë shpresa që menjëherë të fillojë lëvizja e ekonomisë. Qeveria merr një vendim, fton oligarkët që të blejë sa më shumë ushqime dhe qeveria do t’ia marrë me çmim tregu nëse nuk ju shiten, dhe nuk ndihmon familjet, situatën ekonomike të familjeve.  

Pavarësisht se qeveria bën sikur i prehjet barku për situatën ku ndodhet vendi, gabimisht po ja shkurton këmbët vetes së saj. Paratë që harxhohen për oligarkët do të ishte mirë të përdoreshin për qytetarët. Më mirë të lashë e të gatuash, se sa të shohësh këto skeçe që janë të shëmtuara që krijojnë vetëm neveri. Mos e ka kaluar pikun e koronavirusit Shqipëria në janar? Sa veta kanë vdekur nga gripi e temperatura në janar? Cilat kanë qenë moshat dhe specifikat?

Për krishtlindje të gjitha produktet nga Kina kanë ardhur. Duhet të ulemi me këmbë në tokë të gjithë. Edhe dy javë mund ta mbajnë karantinën shqiptarët”, tha Kryemadhi

Lajme te ngjashme